Kishte ndodhur për herë të fundit në 1978, në kampionatin që u luajt në Argjentinë. Atëherë, fituesi i Topit të Artë, Alan Simonsen (Gladbah) nuk shkoi dot në Kupën e Botës sepse kombëtarja e tij, Danimarka, nuk u kualifikua. Karim Benzema bëhet i pari që nga ajo kohë që humbet fazën finale të turneut të madh, ndonëse Franca është në Katar. Kjo, pasi sulmuesi u dëmtua në stërvitje në prag të nisjes së ndeshjeve. Në periudhën pas Simonsenit, Topi i Artë ka qenë gjithnjë në Botëror si Rumenige në 1982, Platini në 1986, Van Basten në 1990, Baxho në 1994, Ronaldo në 1998, Ouen në 2002, Ronaldinjo në 2006, Mesi në 2010, Kristiano Ronaldo në 2014 dhe sërish Kristiano Ronaldo në 2018.
Sfidanti.al