Ironia e “Markës”: Me para mund të blesh ajrin e kondicionuar, jo futbollin!

Katari realizoi një investim të jashtëzakonshëm për të qenë gati për këtë Botëror. Në 12 vjet thuhet se shpenzimi ka arritur në 200 miliardë USD për të krijuar infrastrukturën dhe kushtet e nevojshme, por gjithashtu pati “mbjellje të fuqishme” për të krijuar “të korra” të suksesshme sportive. U ndërtua akademia me e madhe e botës, me fushat më të mira të futbollit dhe me specialistë të shkëlqyer, por talenti nuk ishte i mjaftueshëm. Këtë e tregoi ndeshja e parë, që Katari e humbi 0-2 me Ekuadorin dhe e humbi sidomos me lojë. Siç shkruan “Marka”, “me para mund të blesh ajrin e kondicionuar, por jo të luajturit mirë futboll”.

Sfidanti.al