Transporti dhe siguria e Botërorit, sfidat e Katari!

Problem më vete në Katar cilësohet transporti. Vendi i vogël ka transport publik të klasit të parë, dhe tifozët do të mund të përdorin metronë, dhe është vendosur në dispozicion një numër i madh autobusësh falas. Qytetarëve vendas u është kërkuar që të shkojnë në stadiume me makinat e tyre për të lehtësuar transportin publik. Së fundi, por jo për nga rëndësia, siguria e Botërorit. Gjashtë shtete kanë nënshkruar marrëveshje për sigurinë e turneut, ku përfshihen me mijëra ushtarë, marinarë dhe pilotë, me anije ushtarake të Pakistanit, aeroplanë dhe mjete tokësore. Po ashtu, janë shpenzuar 1.1 miliardë USD për sigurinë kibernetike.

Sfidanti.al