Janë dy momente, ndeshja e Championsit mes Liverpulit dhe Atletikos në 11 mars, dhe Festivali i Kalërimit në Çeltënhem, dhe drejt tyre është drejtuar gishti! Një analizë e Shërbimit të Shëndetit Publik (NHS) në Britaninë e Madhe nxjerr se në këto dy aktivitete sportive pati përhapje edhe më të madhe të koronavirusit, që shkaktoi një numër të konsiderueshëm vdekjesh. “Ndeshja Liverpul-Atletiko shkaktoi 41 të vdekur për shkak të koronavirusit”, – shkruhet në raport. Në stadium ishin 52 000 tifozë, nga të cilët 3 000 spanjollë, ndërsa në Angli nuk pati ndeshje tjetër futbolli pas saj.
Sipas Kolegjit Perandorak (Imperial College) të Londrës dhe Universitetit të Oksfordit, në atë kohë në Spanjë ka pasur rreth 640 000 të sëmurë me koronavirus, ndërsa në Britani rreth 100 000. Opinioni është që tifozët spanjollë nuk duheshin lejuar të udhëtonin në Liverpul. Në Festivalin e Kalërimit në Çeltënhem pati 250 000 spektatorë për 4 ditë, dhe sipas analizës kjo solli 37 vdekje të tjera nga koronavirusi, pas 25-30 ditësh.
Sfidanti.al