Trajneri Sylvinho e pranon që Armando Broja nuk ia ka dalë mbanë të jetë i gatshëm për sfidën me Çekinë por thekson se forca e kësaj skuadre është grupi.
“Ne kemi një garë të rëndësishme por jo vendimtare. Nuk është e tillë. Ata janë kundërshtar fizik, është një skuadër që ka pësuar 2 gola dhe nuk ka humbur ende ndeshje, kemi shumë punë për të bërë e djersë për të derdhur. Jemi të ndërgjegjshëm që na mbeten 3 finale, nesër është e para. Nuk do të jetë e lehtë, por ne jemi të përgatitur. Zakonisht i vizitojmë lojtarët dhe këtë radhë kemi shkuar te Muçi në Varshave, në Barcelonë e Londër. Ajo është një punë tjetër, është ndryshe. Ne jemi të ndërgjegjshëm se kemi bërë mirë deri këtu. Forca e kësaj skuadra është djersa, zemra, shpirti, njerëzit tanë, fusha jonë. E dimë, jemi të ndërgjegjshëm, ndaj nuk kam pasur shumë për të punuar se e dimë. Në aspektin psikologjikisht, nga jashtë është situatë e mirë, në Shqipëri, ndaj skuadrës e të gjithëve. Por brenda jemi të ndërgjegjshëm se ka ende shumë punë për të bërë.
Për fat të keq Broja nuk ia del, ka një dëmtim dhe nuk ia ndjen, ka një shqetësim. Doktori ka qenë në në kontakt me Çelsin kanë folur bashkë dhe me vjen keq por futbollistin që nesër nuk ia del. Në këtë aspekt ai nuk u stërvit, kemi një tjetër që duhet të menaxhojmë mirë që të arrimë deri në fund nesër. Të tjerët janë të gjithë në rregull”.