Marc-André ter Stegen vazhdon t’i rezistojë presionit nga Barcelona dhe refuzon të nënshkruajë raportin mjekësor që klubi po i dërgon La Ligës për të marrë një deklaratë të paaftësisë së tij të përkohshme. Qëllimi i klubit është të lirojë pagë për të regjistruar portierët Joan García dhe Ëojciech Szczęsny, por gjermani nuk po e pranon.

