Alessio Romagnoli nuk është më lojtar i Lazios. Klubi italian ka konfirmuar zyrtarisht largimin e mbrojtësit, i cili do të vazhdojë karrierën në Katar, te Al-Sadd. Pas disa muajsh negociatash dhe pasigurie rreth të ardhmes së tij, ish-mbrojtësi i Milanit dhe Sampdorias i jep fund aventurës në Serie A dhe transferohet te skuadra nga Doha.

