Tradita vazhdon dhe sporti shqiptar sërish i mbetet borxh peshëngritjes. Erkand Qerimaj dhe Daniel Godelli ishin kampionët e radhës që siguruan sukses ndërkombëtar, duke fituar medalje në kampionatin europian në Split të Kroacisë. Qerimaj, ish-kampion i Europës, këtë herë “u mjaftua” me medaljen e bronzit në dygarësh si dhe me medaljen e argjendit në stilin