Ikona e futbollit botëror është mësuar të jetë ai lideri në fushë, dhe nuk ka ndërmend të dorëzohet as këtë herë. Pasi u prit me statusin e mbretit në Paris, Lionel Mesi ia dha një shenjë trajnerit të tij, Maurisio Poçetino, kur e paralajmëroi me “gjuhën e trupit” që të mos e zëvendësojë herë tjetër.