Eran Zahavi u arrestua dhe u largua me pranga në duar pasi policia hyri në shtëpinë e tij pas ankesave të fqinjëve për zhurmën e shkaktuar nga një festë. Vetë policia bëri të ditur arrestimin e yllit të futbollit izraelit pasi ky i fundit refuzoi të bashkëpunojë dhe tentoi t’u mbyllë derën agjentëve të policisë.
