Juventus, Pjanic në lotë në festën për kalimin te Barcelona

Katër vite të suksesshme nuk mund të harrohen dhe Miralem Pjanic e tregoi këtë gjatë festës familjare të organizuar në Luksemburg e për të festuar transferimin e tij te Barcelona. Mesfushori boshnjak që në fund të sezonit futbollistik do të lërë Juventusin për t’u transferuar në Katalonjë, nuk arriti dot të mbajë lotët dhe shpërtheu në të qara që tregon lumturinë e madhe te tij për një etapë që përfaqëson kurorëzimine karrierës së tij, por edhe trishtimin për lidhjen e fortë që u këput mes futbollistit, Torinos, ambientit juventin dhe tifozëve bardhezi.

Pjanic  u zyrtarizua si futbollisti i Barcelonës ditën e hënë me katalanasit dhe Zonjën e Vjetër që arritën akorfin për 60 milionë Euro dhe 5 milionë Euro bonus, ndërkohë që në Torino u transferua Arthur Melo për 72 milionë+10 milionë Euro bonuse. Të dy futbollistët do të përfundojnë sezonin te skuadrat e tyre aktuale për të shkuar te skuadrat e reja në muajin shtator

‘Ajo që sot duket kaq e trishtueshme, që nesër do të jetë një kujtim I mrekullueshëm që do ta mbaj në zemër për të gjithë jetën-shkruante Miralem Pjanic në rrjetet sociale menjeherë pas zyrtarizimit të transferimit.

Sfidanti.al