Daja debuton kundër ish-skuadrës

Partizani rigjen Ilir Dajën dhe e anasjelltas në një ndeshje zyrtare pas plot 21 muajsh. Aventura e fundit në Shqipëri për 57-vjeçarin tiranas ishte Partizani. Në 2021-2022-shin ai i kaloi “tangjent” titullit, por afro 6 muaj më pas u largua pa shumë lavdi, pas një derbi të humbur me shifrat 1-2 kundër Tiranës së Shehit.

Vazhdoni leximin →

Dinamo City pret Ilir Dajën

Flitej prej kohësh, por tashmë është zyrtare: Dritan Mehmeti nuk është më trajner i parë i Dinamo City. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, klubi njoftoi pezullimin e tij nga detyra, një term që bëri zhurmë pas divorcit të Orges Shehit nga Tirana. Mehmetit i është ofruar posti i trajneri të ekipit U-21,

Vazhdoni leximin →

Dinamo “ngrin” Dritan Mehmetin

Dinamo ka nisur shumë keq kampionatin, duke pësuar dy humbje në dy takimet e para të Abissnet Superiore. Drejtuesit e klubit kanë vendosur që ndryshojnë stafin teknik, duke larguar nga drejtimi i ekipit të parë trajnerin Dritan Mehmeti, që merr drejtimin e skuadrës U-21. Deri në zyrtarizimin e trajnerit të ri skuadra do të drejtohet nga

Vazhdoni leximin →

Meritan Shabani do të jetë lojtari më i ri i Dinamos

Meritan Shabani ka vendosur të veshë fanellën e Dinamos. Dhe pse ditën e sotme u përfol fillimisht si përforcim për Partizanin, dinamovitët kanë ditur si ta “rrëmbejnë” objektivin e rivalëve të Superiores raorton “Futbolli në Shqipëri”. 25-vjeçari konsiderohet afrim i bujshëm për elitën e futbollit shqiptar. Kjo për shkak se ka luajtur me moshat e

Vazhdoni leximin →

Dejvi Bregu bashkohet me Dinamon

Dejvi Bregu është blerja më e re e skuadrës së Dinamos. Sulmuesi vlonjat, i cili ka luajtur me skuadra si Flamurtari, Luftëtari, Skënderbeun dhe Teutën, por dhe në Turqi e Poloni, së fundmi me Wisla Kraków, ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me blutë. Njoftimi i Klubit Dejvi Bregu vishet blu! FC Dinamo City ka kënaqësinë

Vazhdoni leximin →

Çudira shqiptare, Dinamo largon mbrojtësin e afruar në verë

Para disa ditësh, Dinamo City njoftoi marrëveshjen me David Gjinollarin, me mbrojtësin që mbërriti nga Teuta. Megjithatë, 25-vjeçari nuk do të ketë shansin të debutojë me dinamovitët pasi këta të fundit lajmëruan nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare se Gjinollari nuk është më një futbollist i tyre. Në shpjegimin e Dinamos, theksohet se lojtari kishte

Vazhdoni leximin →

Dinamo afron Aldo Teqjan për portën

Dinamo përforcon organikën në prag të sezonit të ri. Portieri Aldo Teqja është blerja më e re e bluve. “FC Dinamo City njofton afrimin e portierit Aldo Teqja, i cili do të jetë pjesë e skuadrës sonë për dy vitet e ardhshme. Portieri 29-vjeçar ka një eksperiencë të konsiderueshme në futbollin shqiptar, ku ka luajtur për Partizanin,

Vazhdoni leximin →

Dinamo nga një stadium në tjetrin

Ndeshja mes Dinamos dhe Laçit është vendosur të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”. Data dhe orari nuk ndryshojnë: të shtunën, në orën 18:00. Pritej spostimi i kësaj ndeshjeje në Elbasan nga FSHF-ja, pavarësisht këmbënguljes së klubit blu për të luajtur në “Air Albania”. Në këtë impiant do të luhet të dielën derbi TiranaPartizani dhe FSHF

Vazhdoni leximin →