Në ditën e fundit të vitit 2024 u zyrtarizua largimi i tij nga Tirana, por vetëm 1 javë më pas Fjoart Jonuzi bëhet gati për një aventurë të re në karrierë, tashmë në radhët e Dinamos. RTSH Sport bën me dije se mesfushori 28-vjeçar ka arritur marrëveshjen me drejtuesit e klubit dinamovit dhe do të jetë përforcimi i parë për trajnerin Ilir Daja në këtë sesion të merkatos. Në orët në vijim pritet që të bëhet zyrtare blerja nga ana e klubit, ndërsa lojtari do të firmosë një kontratë afatgjatë (2 vite e gjysmë) me kryesuesit e Abissnet Superiore. Jonuzi është një lojtar me eksperiencë në kampionatin shqiptar, pasi më herët ka veshur fanellën e Tiranës, Vllaznisë, Laçit dhe Kukësit.
sfidanti.al