Portieri i Çelsit dhe i përfaqësueses së Belgjikës, Tibo Kurtua, do t’i japë fund qëndrimit të tij tek ekipi londinez, pas përfundimit të këtij sezoni, dhe do të shpërngulet për te Reali i Madridit, njofton gazeta spanjolle “Marka” që, zakonisht, është shumë e informuar lidhur me atë që ndodh në klubin “mbretëror” (Reali i Madridit).
Ja “Hit Parade” e lojtarëve më të shtrenjtë, Nejmar një mal me para
Nejmar është futbollistët më të kushtueshëm në merkato. Ky është përfundimi i një studimi të Observatorit të Futbollit, i publikuar nga revista prestigjioze “France Football”. Sipas këtij studimi, braziliani Nejmar kryeson këtë listë, me një vlerë në merkato prej 250 milionë eurosh. Në vendin e dytë qëndron Lionel Mesi me 190 milionë euro, ndërsa vendi