Dy ditë përpara ndeshjes së Europa League me Milanin, të Celtic kanë shpërthyer problemet e brendshme. Trajneri Neil Lennon denoncoi praninë e një ‘spiuni’ që i ka bërë të ditur medias formacionin për sfidën kundër Rangers. ‘Janë gjëra të neveritshme-tha Lennon-po bëj gjithcka është e mundur për të mbrojtur privatësinë, por dikush zbulon sekretet tona’
Përshëndetje fashiste dhe Musolini kokëposhtë; UEFA heton Lazion e Celtic
Komisioni I Disiplinës në UEFA hap hetimet për skuadrat e Celtic dhe Lazios për kore ‘jo të ligjshme’ të tifozëve në ndeshjen mes tyre e vlefshme për fazën e grupeve të Europa League të zhvilluar në 24 tetor në Glasgou. Skuadra skoceze u hetua edhe për një banderolë të shfaqur në stadium ku shfaqej Musolini