Skoci, Celtic fiton Kupën për të katërtën herë radhazi

Celtic fiton Kupën e Skocisë për të katërtin vit radhazi dhe për herë të 40 në historinë re tij pasi mundi në finale Heart of Midlothian 4-3 pas serisë së gjuajtjes së 11 metërshave, pasi koha e rregullt dhe ajo shtesë përfunduan me rezultatin e barabartë 3-3.

Skuadra e Neil Lennon u mendua se do ta kishte të lehtë këtë fitore pasi mori avantazhin e dyfishtë 2-0 pas golave të Ryan Christie dhe francezi Odsonne Edouard. Por  heart pas pushimi të ndeshjes reagoi dhe barazoi rezultatin në 2-2 me gola të Liam  Boyce dhe Stephen Kingsley.

Në kohën shtesë, Celtic mori sërish avantazhit me Leigh Griffiths, por Heart barazoi sërish me Josh Ginnelly duke bërë që finalja e zhvilluar në Hampden pPark të shkojë në lotarinë e penalltive. Celtic, edhe pse Christie e humbi gjuajtjen e tij në fillim të serisë së gjuajtjeve nga pika e bardhë arriti të fitojë pasi për Heart gabuan Kingsley dhe Craig Ëighton.

Sfidanti.al