Messi e barazoi me 643 gola, Pele uron argjentinasin

Pasditen e së shtunës Lionel Messi shkroi një tjetër faqe të historisë së futbollit botëror teksa shkoi në 643 gola me fanelën e Barcelonës duke barazuar legjendën Pele që ka të njëjtën kuotë golash vetëm me fanelën e Santosit në periudhën 1957-1974. Braziliani nuk humbi kohë dhe menjëherë iu drejtua rrjeteve sociale për të uruar argjentinasin për këtë arritje të jashtëzakonshme në karrierën e tij pa e fshehur admirimin për të

‘Kur e ke zemrën plot dashuri, është e vështirë që të ndërrosh rrugëtimin-shkruante Pele në postimin e tij në Instagram-ashtu si ty, unë e di se cfarë do të thotë të duash të mbash të njëjtën fanelë cdo ditë. Ashtu si ty, e di që nuk ka vend më të mirë se ai ku ndihemi si në shtëpi. Urime për rekordin tënd, Lionel. E sidomos , urime për karrierën tënde shumë të bukur te Barcelona. Histori si kjo e jona që duam të njëjtin klub për kaq shumë kohë, për fat të keq do të jenë gjithnjë e më të rralla në futboll. Të admiroj shumë’.

Nuk vonoi përgjigjja e Lionel Messit ndaj legjendës së Santosit, edhe ky me një postim në Instagram

‘Faleminderit shumë për mesazhin tënd kaq të ngrohtë-shkruante Messi-e vërteta është se ishte dicka e bukur të shohësh se cfarë domëthënie kanë fjalët që thuhen nga një lojtar I madh si ju. Të dërgoj një përqafim të fortë’.

Sfidanti.al