Komisioni I Disiplinës në UEFA hap hetimet për skuadrat e Celtic dhe Lazios për kore ‘jo të ligjshme’ të tifozëve në ndeshjen mes tyre e vlefshme për fazën e grupeve të Europa League të zhvilluar në 24 tetor në Glasgou. Skuadra skoceze u hetua edhe për një banderolë të shfaqur në stadium ku shfaqej Musolini I varur kokëposhtë.
Përsa I përket Lazios, skuadra romane do të hetohet për përshëndetjen fashiste që tifozët e saj bënë në rrugët e Glasgout teksa ishin duke shkuar për në stadium për të ndjekur sfidën. Kjo cështje do të diskutohet nga Komisioni I Disiplinës së qeverisë së futbollit evropian në 21 nëntor, kur do të merret edhe një vendim për këto episode.
Sfidanti.al