Lukaku, gol dhe sushi; falenderon skuadrën dhe I paguan darkën

Një futbollist I nivelit të lartë shfaqet jo vetëm në fushat e lojës e kur shënon gol, por edhe jashtë saj. Romelu Lukaku në fakt në mbrëmjen e së mërkurës ftoi të gjithë shokët e tij të skuadrës për të festuar nisjen fantastike të aventurës së tij me skuadrën zikaltër por edhe duke iu dhënë edhe një mesazh të rëndësishëm.

‘Ju falenderoj të gjithëve që jeni këtu-tha sulmuesi belg teksa konsumonte sushit njëri pas tjetrit-jam shumë I kënaqur që jam këtu me ju, Ju falenderoj për ndihmën që më jepni, ky grup është special’.

Janë keto fjalë me peshë që konfirmojnë karakterin e futbollistit dhe dëshirën e tij për të punuar në grup me të tjerët për të arritur objektiva madhorë me fanelën e Interit.

Gjithcka ndodhi në një restorant japonez që është shumë pranë Sempiones. Lukaku ishte në krye të tavolinës foli me një italishte perfekte, bëri shaka me shokët e tij të skuadrës dhe në fund pagoi edhe llogarinë. Ajo që ra në sy në këtë darkë, ishte alkimia që u shfaq mes lojtarëve të Interit ku ata treguan se janë në gjendje që të qëndrojnë bashkë edhe jashtë fushave të lojës.

Sfidanti.al