‘Nuk arrija dot të merrja frymë, u përpoqa të mos lejoja veten të më kapte paniku-kështu nis rrëfimi I Marselos në një letër për ‘Player Tribune’ ku tregon ndjenjat e tij përpara finales së Ligës së Kampioneve që Reali I Madridit fitoi ndaj Liverpulit.
‘Më dukej sikur dicka më kishte bllokuar kraharorin-tregon Marselo-ky presion I madh, e njihni këtë ndjenjë? Nuk po flas për nervat, janë dicka normale në futboll. Kjo ishte dicka ndryshe, më dukej sikur po mbytesha’.
Ishte një rrëfim I vërtetë ai I mbrojtësit të majtë të Realit të Madridit që vijon të tregojë se cfarë përjetoi në atë mbrëmje
‘Edhe një natë më parë nuk isha në gjendje që të haja e të flija-tha Marselo-nuk e kisha pasur kurrë një ankth të tillë kaq intensiv, kështu që nuk e dija se cfarë po ndodhte. Mendova të kërkoj mjekun, por kisha frikë se ai nuk do të më lejonte të luaja’.
Braziliani tregon edhe për momentin që zbriti në fushën e lojës
‘Kur më në fund zbrita në fushë, pata sërish probleme me frymëmarrjen dhe mendova; nëse duhet të vdes, do të vdes këtu sonte-tha Marselo-nuk arrija akoma të qetësohesha’.
Por cfarë e ndihmoi Marselon që të përballonte panikum?
‘Doja të bëja historinë-vijoi Marselo-doja që fëmijët në brazil të më shihnin sic shihja unë Roberto Karlos. U vendosëm në linjë për startin e ndeshjes, të gjithë nën dritat e prozhektorëve. Pashë topin në rrethin e mesit të fushës dhe gjithcka ndryshoi, kraharori u lehtësua nga pesha, isha në paqe dhe nuk kishte asgjë tjetër vecse topit në fushë’.
Sfidanti.al