Formën e mirë e tregoi që para pak ditëve. Ernest Muçi realizoi një tjetër gol për Legian e Varshavës në kampionatin polak, ndërsa mbrëmjen e fundit arriti suksesin e parë të madh jashtë Shqipërisë. Sulmuesi kuqezi, bashkë me mesfushorin Jurgen Çelhaka, fituan Kupën e Polonisë pas një finaleje tepër të fortë ndaj Rakovit të Çestohovës.
Nga Muçi, tek Çelhaka e (ndoshta) Ismajlgeci, Tirana “vjel” akademinë!
Edhe pse problemet janë të shumta, sërish prodhim ka. Tirana po merr frytet e Akademisë së saj, njëra prej më masiveve në vend bashkë me atë të Vllaznisë, dhe ja ku do të arkëtojë edhe një sasi të rëndësishme financiare. Jurgen Çelhaka do të jetë lojtar i Legias së Varshavës në Poloni, duke u bërë