Qëkur u dënua që të mos luante dy vite për përdorim të substancave dopinguese të palejuara, për të cilat ai thotë se nuk dinte asgjë, futbollisti i Dinamos së Zagrebit dhe të përfaqësueses së Maqedonisë, Arian Ademi, tani që ka rifilluar të luajë, thotë se po tregohet shumë i kujdesishëm lidhur me ushqimet dhe pijet
Ku fshihet logjika, Ademi është bërë më i mirë mbas pezullimit dyvjeçar!
Arian Ademi po luan më mirë, qëkur është kthyer në fushë mbas pezullimit dyvjeçar të tij nga ana e UEFA-s, për shkak të përdorimit nga ana e tij të substancave dopinguese të ndaluara. Kjo është përshtypja e përgjithshme për lojën e tij mbas tri ndeshjeve, një me përfaqësuesen e Maqedonisë dhe dy me Dinamon e