Kampioni i karatesë në Lojërat Europiane, Alvin Karaqi, është nderuar sot nga qeveria shqiptare me medaljen “Ylli i Mirënjohjes Publike”. Në fjalën pas marrjes së medaljes, kampioni i karatesë s’ka mundur t’i mbajë lotët, kur pohoi se ditën kur i ofruan mbajtjen e flamurit kuqezi në ceremoninë hapëse të Kampionatit Evropian, u ndje si Gjergj Kastrioti.