Formula 1 vendosi të shtyjë Cmimin e Madh të Kinës e parashikuar të zhvillohej në 19 prill dhe shkaku është Coronavirusi. Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit konfirmoi gjithcka nëpërmjet një komunikate ku theksonte se vendimi u mor për të garantuar shëndetin dhe sigurinë e të gjithë stafit, pilotëve dhe tifozëve.
Në komunikatën e saj FIA shtoi se do të vazhdojë të punojë me skuadrat, organizatorët e garës dhe autoritetet lokale për të monitoruar zhvillimet e situatës. Palët e përfshira do të marrin kohën e nevojshme për të studiuar mundësinë e gjetjes së datave alternative gjatë këtij sezoni nëse situata do të përmirësohet
Në këtë pikë opsionet janë 2; ose të anulohet përfundimish ose një spostim I garës në fund të sezonit. Por në këtë pikë datat e lira janë pak dhe një hipotezë është përfshirja e garës së Kinës në fundjavën e 4 tetorit pas Rusisë dhe para Japonisë. Kjo do të ishte zgjidhja gjeografike me më shumë kuptim, por që gjithsesi do të kërkonte një sforcim logjistik të madh duke qenë se do të jenë 3 gara radhazi. Gjithsesi, gjithcka do të varet nga evoluimi I epidemisë dhe për këtë Formula 1 preferoi të fitojë kohë.
Sfidanti.al