A mund të realizohet utopia që Nejmari të jetojë si “murg”?!

Një gjë të tillë i predikon brazilianit ish-zv.presidenti i Barcelonës, Zhordi Mestre. Njeriu i rëndësishëm që dha dorëheqjen 7 muaj më parë, gjykon se Nejmari do të ishte një përforcim i shkëlqyer për katalanasit, por vetëm pasi të plotësoheshin dy kushte. “Së pari, ai duhet t’i kërkojë falje klubit, – tha Mestre, – dhe, së dyti, ai duhet të bëjë një jetë prej murgu”. Vetëm kështu, ish-zv.presidenti mendon se rikthimi i Nejmarit në “Kamp Nou” do të ishte një sukses.

Padyshim, që ai vlerëson se Barça duhet ta realizojë rikthimin për arsye sportive, sepse Nejmar është një nga lojtarët më të talentuar dhe më të mirë në botë. Po ashtu, yjet e skuadrës katalanase e dëshirojnë ardhjen sërish të tij. Gjithsesi, Mestre mendon se braziliani duhet të ndryshojë stilin e jetës, sidomos të mos bëjë udhëtime drejt Brazilit për festa të ndryshme. Ish-drejtuesi katalanas e ka bërë analizën e tij, por ka një pyetje që do përgjigje: A mundet Nejmari të jetojë si murg?!

Sfidanti.al