Vettel ‘alergjik’ ndaj rrjeteve sociale: Nuk i kam aspak të nevojshme

Rrjetet sociale janë shndërruar në një mjet të domosdoshëm për të komunikuar pjesën më të madhe të sportistëve, megjithatë  ka edhe përjashtime. Është ky rasti i Sebastian Vettel, një prej personaliteteve më të rezervuar përsa i përket jetës private.  Në fakt , 4 herë kampioni i botës në Formula 1 nuk ka profile në asnjë nga platformat sociale Facebook, Instagram apo Twitter  dhe për të nuk është aspak ndonjë çudi e madhe. ‘Nuk e kuptoj pse duhet t’i tregosh vazhdimisht botës, çfarë po bën dhe me kë je-tha piloti i Ferratit në një intervistë për televizionin gjerman RTL-une nuk e kam të nevojshme ta bëj  dicka të tillë, por nuk u vë faj të tjerëve që duan të flasin për veten e tyre’.

sfidanti.al