“Vëllezërit Splesh” u kujtuan që dikur shkëlqenin pa Durantin

Kevin Durant është arsyeja me “A” të madhe që Golden Stejti quhet stërfavorit për të fituar titullin në NBA, por mund të ndodhë që ai të mos jetë në fushë. Siç po “bën vaki” këta javë. Dëmtimi e ka lënë jashtë parketit yllin e madh, ndërsa Uorriors e pret të kthehet nga dita në ditë. Gjithsesi, formacioni nënkampion i Amerikës po kujtohet më në fund se vjet dhe parvjet arriti majat e shkëlqimit pa e pasur KD-në në përbëre.

Për fat, Klej Tompson, Stefën Kërri dhe Drejmond Grini e kuptuan këtë gjë në mbrëmjen kur Golden Stejti duhej të luante në fushën e Oklahomës. Pra, në ish-Arenën e Durantit, aty ku urrejtja për Uorriorsin padyshim që është maksimale. Pavarësisht nga përpjekjet e jashtëzakonshme të Rasëll Uesbrukut, treshja e madhe nënkampione u kthye në ditët e dikurshme.

Tompson shënoi 34 pikë, Kërri shtoi 23, dhe secili prej lojtarëve të Golden Stejtit e gjeti rrugën e koshit në suksesin 111-95. Kaq e thjeshtë u bë detyra saqë miqtë kryesuan deri në 27 pikë epërsi, ndërsa Uestbruk shënoi vetëm 18 pikë. Sezonin e kaluar, Uorriors vendosi disa rekorde të NBA-së, mbi të gjithë duke thyer rekordin e Çikagos Bullsit të Majkëll Xhordanit me bilancin vjetor 73 fitore e 9 humbje. Lodhja e ndjekjes së rekordeve ndoshat bëri që të humbisnin titullin ndaj Klivlendit, por këtë vit, bashkë me Kevin Durantin, pritet tjetër përfundim.

Sfidanti.al