Vegjetariani Gjokoviç nuk ha mish që nga gushti 2015!

Një nga tenistët më të mirë të botë, serbi Novak Gjokoviç, deri tani, ka mohuar se ndryshimi i të ushqyerit të tij është shkaku i rezultateve të tij të dobët që nga vera e kaluar. Sikurse dihet, si pasojë, Nole u nda nga stafi i tij i specialistëve, ndërkohë që ata ishin njerëzit, me të cilët ai kishte filluar karrierën e tij. Tifozët dhe specialistët përpiqen që të zbulojnë se cilët janë shkaqet e krizës, ku ka rënë Novaku, dhe një nga teoritë më të përhapura është ajo që ka të bëjë me ndryshimin e të ushqyerit të tij, sidomos, me faktin se ai nuk ha më mish.

Gjokoviçi, para gazetarëve, zbuloi se ai nuk ha mish që nga gushti 2015, por se, sidoqoftë, nuk eshte një vegjetarian i plotë, pasi ai ha peshk dhe vezë. “Kur rezultatet nuk janë më të mira, siç kanë qenë gjatë shtatë-tetë viteve të fundit, është normale që njerëzit të fillojnë ta kërkojnë fajin rreth meje, në kërkim të atyrë gjërave që nuk funksionojnë ashtu siç duhet dhe që mund të jenë shkaqe të mungesës së sukseseve”, tha Gjokoviçi. Sidoqoftë, Nole, duke qenë vegjetarian, ka fituar 11 trofe në 10 muaj, duke përfshirë tre turne Grand Slam, si edhe Rolan Garosin aq të dëshiruar prej tij, duke provuar kështu se mungesa e mishit në menunë e tij nuk ka lidhje me formën e tij sportive.

Sfidanti.al