Valiev dhe Abakarov i shtojnë dy medalje të tjera mundjes shqiptare

Mundja shqiptare ka fituar dy medalje, një të artë dhe një të argjendtë në turneun “Henri Deglane”, një event “Grand Prix”, i zhvilluar në Nice të Francës. Chermen Valiev dhe Zelimkhan Abakarov kanë spikatur në këtë kompeticion prestigjioz, duke ngjitur flamurin e Shqipërisë në podium. Valiev, medalisti i parë olimpik në historinë e vendit tonë, shkëlqeu në kategorinë e peshave 74 kg në stilin e lirë. Ai fitoi medaljen e artë, duke treguar forcën dhe aftësitë e tij të jashtëzakonshme edhe në këtë turne. Ndërkohë, Abakarov fitoi medaljen e argjendit në kategorinë e peshave 65 kg në stilin e lirë. Paraqitje shumë të mira nga kampionët kuqezi të mundjes, të cilët vijojnë të spikasin rezultatet e tyre në arenën ndërkombëtare.

sfidanti.al