Federata e Futbollit të Kosovës ka vendosur të rikthejë Anel Reshkajn dhe Hekuran Kryeziun. Reshkaj do të ketë tashmë rolin e zëvendëstrajnerit te përfaqësuesja U-19. Në anën tjetër Kryeziu me të njëjtin rol do të jetë te përfaqësuesja U-21. “Anel Reshkaj dhe Hekuran Kryeziu, dy nga ikonat e Kombëtares së Kosovës, rikthehen në role të reja në Federatën e Futbollit të Kosovës, këtë herë si ndihmës-trajnerë në ekipet kombëtare! Anel Reshkaj do të jetë ndihmës trajner i Kombëtares U19 si dhe pjesë e Departamentit Teknik të FFK-së, duke sjellë përvojën e tij të çmuar nga fusha e gjelbër për të udhëhequr të rinjtë drejt suksesit. Hekuran Kryeziu do të jetë ndihmës trajner i Kombëtares U21, duke kontribuar me dijen dhe pasionin e tij për të zhvilluar brezin e ardhshëm të futbollistëve”.
sfidanti.al