Turneu i Romës, Nadal në gjysmëfinale, kohë revanshi ndaj Tsitsipas

Rafael Nadal vijon rrugëtimin e tij në turneun Masters të Romës. Tenisti numri 2 i botës u kualifikua për në gjysmëfoinale të evenimentit pasi triumfoi në derbin spanjoll ndaj Fernando Verdaskos në cerekfinale të cilin e mposhti me rezultatin 2-0. Nadal e pa veten në vështirësi në setin e parë kundrejt rivalit të tij, me Verdaskon që arriti të marrë kryesimin në 3-1, por me kalimin e kohës, tenisti nga Majorka filloi të vendosë ndeshjen në drejtimin e dëshiruar dhe arriti të kthejë situatën në favorin e tij duke e fituar setin e parë 6-4. Seti i dytë nuk pati histori me Nadal që dominoi totalisht atë duke mos i dhënë mundësi Verdaskos të fitojë qoftë edhe një gejm të vetëm për ta mbyllur atë fraksion 6-0. Në gjysmëfinale, nadal do të ketë mundësinë të përballet me Tsitsipas ndaj të cilit do të kërkojë të marrë revanshin për humbjen e pësuar një javë më parë, pikërisht në fgjysmëfinalen e Turneut Masters të Madridit.

Për t’u theksuar është se Tsitsipas u kualifikua për në gjysmëfinale pa zbritur në fushën e lojës në cerekfinalen përballë Roxher Federer. tenisti zviceran, numri 3 i botës u detyrua të tërhiqej nga evenimenti për shkak të një problemi muskular në këmbën e djathtë duke i lënë tenistit grek rrugën e hapur për në gjysmëfinale me Tsitsipas që ndaj Nadal do të kërkojë të tregojë që suksesi ndaj spanjollit javën e kaluar nuk ishte thjesht një rastësi.

sfidanti.al