Trukime dhe ne tenis? 13 persona te ndaluar ne Belgjike

Autoritetet belge ndaluan 13 persona te perfshire ne nje rrjet te trulimit te ndeshjeve ne kategorite inferiore te tenisit profesionist. Lajmi u konfirmua kete te marte nga Prokuroria belg sipas se ciles arrestimi erdhi pas nje hetimi te kryer prej saj.

Mesohet se grupi kriminal qe trukonte ndeshjet e tenisit vepronte ne Belgjike e Armeni. Hetimet zbuluan se ky grup ne 2014 ka korruptuar teniste profesioniste per te trukuar ndeshjet duke siguruar perfitime nga kompanite e basteve.

Turnete qe u bene objekte te trukimeve ishin te nje niveli inferior dhe qe nuk tramsmetohen ne televizion si turnete Futures dhe Challengers pasi ishte me e lehte qe tenistet te merrnin ryshfet. Autoritetet e drejtesise belge ne kete operacion kishin bashkepunuar edhe me ata ne Gjermani, France, Bullgari, Sllovaki, Vendet e Uleta e SHBA. Prokuroria beri te ditur se do te jete gjykata ajo qe do te vendose nese te ndaluarit do te akuzohen formalisht e do te arrestohen apo jo.

Sfidanti.al