Novak Djokovic, Roger Federer e Rafael Nadal kanë bërë gati një sërë propozimesh për t’ia prezantuar ATP për krijimin e një fondi për t’u ardhur në ndihmë tenistëve me më pak të ardhura. Nga ana e tij, ATP ka vendosur të akordojë 1 milionë Dollarë për tenistët që renditen nga vendi I 150 në të 400, por 3 të mëdhenjtë e tenisit boteror propozojnë një ndihmë ekonomike për tenistët në vendet 250-700 të renditjes ATP.
‘Lojtarët e 250 vendeve të para(të paktën shumica prej tyre) luajtën në Australian Open që do t’u ketë garantuar të ardhura të kënaqshme-tha Novak Djokovic në një letër të hapur-beteja për financa bëhet nga vendi I 250 e më poshtë. Shumë prej tyre po mendojnë që të braktisin tenisin profesionist sepse nuk mund të mbijetojnë ekonomoikisht. Për fat të keq ka lojtarë që renditen mes vendit të 250 dhe të 700 që nuk ndihmohen nga Federatat e tyre ose nuk kanë sponsor. ATP ka rreth 700 anëtare dhe ne duhet të kujdesemi për të gjithë. Janë baza e tenisit dhe sportit profesionist’.
Sfidanti.al