Tragjedi në shah, humb jetën Mjeshtri i Madh rus!

Një Mjeshtër i Madh shahu nga Rusia ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Moskë. Juri Jeliseljev u rrëzua nga kati i 12-të i një pallati në kryeqytet në mbrëmjen mes të shtunës dhe të hënës, duke u shuar në moshën 20-vjeçare. Bëhej fjalë për një shpresë të madhe të shahut rus dhe botëror, i cili duket se ia shkaktoi vetë vetvetes fundit fatal. Kjo, pasi deshi të kalonte nga ballkoni i tij në një ballkon tjetër ngjitur, për të treguar aftësinë e tij fizike dhe atletike. Duket, një humbje ekuilibri bëri që të rrëzohej. Bota sportive ruse është në zi, ashtu si edhe i gjithë ajo e shahut botëror. Jeliseljev ishte shpallur kampion i botës për kadetë në vitin 2012, dhe kishte fituar kampionatin rus në moshën 16-vjeçare. Këtë vit, ishte shpallur fitues i turneut të rëndësishëm, “Open” të Moskës.