Tjetër ‘Decima’ për Rafael Nadal; Spanjolli fiton Turneun e Barcelonës

Rafael Nadal vazhdon mbretërimin e tij në fushat me dhè. Pas Monte Carlos, tenisti spanjoll fiton edhe turneun e Barcelonës duke përsëritur të njëjtën arritje si në Monaco duke fituar titullin e tij të 10 në karrierë në këtë eveniment. Nadal nuk humbi asnjë set në edicionin e këtij  viti në Turneun e Barcelonës dhe në finale arriti të thyejë Dominic Thiem 2-0 me sete 6-4;6-1 për ta cuar në 51 numrin e turneve të fituar në fushat me dhè dhe në 71 titujt e fituar në total, gjë që tregon talentin e këtij tenisti që prej  më shumë se 10 vitesh qëndron në pozicionet më të larta të renditjes ATP.

Rafael Nadal iu deshën 50 minuta për të fituar setin e parë ndaj Thiem, gjë që e arriti pasi theu talentin austriak me shërbimet e tij për ta mbyllur atë 6-4.  Në setin e dytë, Nadal  fitoi game-in e 4 me shërbimet e Thiem dhe ky ishte momenti kur austriaku u dorëzua ndaj forcës së  tenistit nga Mallorca që këtë vit do të kërkojë që numrin 10 ta gdhendë edhe në Paris, në turneun e dytë Grand Slam të vitit, Roland Garros.

sfidanti.al