Titulli i 100 në karrierë; Federer ngjit shkallët e renditjes

Roxher Federer ngjit shkallët e klasifikimit në renditjen ATP dhe kjo falë fitores së arritur në turneun e Dubait duke e cuar në 100 numrin e titujve të fituar në karrierë. Zvicerani tashmë 37 vjecar, është ngjitur në vendin e katërt të kësaj renditje duke fituar 3 pozicione. Edhe finalisti i turneut të Dubait, Stefanos Tsitsipas fitoi vende në klasifikim me talentin grek që tani është në dhjetëshen më të mirë të botës.

Përmirësimin më të madh në këtë pikë e ka bërë pikërisht Nik Kirios, fituesi i turneut të Akapiulkos pasi eliminoi Nadal, Zverev dhe Isner. Australiani është ngjitur në vendin e 33 duke kapërcyer 39 shkallë në renditje.
Klasifikimi ATP vazhdon të kryesohet nga Novak Xhokovic i shkëputur nga Nadal dhe Zverev, megjithëse këta dy të fundit kanë mundur të sigurojnë pikë nga pjesëmarrja e tyre në turneun meksikan të Akapulkos.

sfidanti.al