Real Madrid, Solari në dyshim, përgatitet Murinjo: S’e kam problem kthimin

Zhoze Murinjo kthehet te Reali i Madridit? është një teori që mund të bëhet realitet duke qenë se Santiago Solari duket se nuk do të konfirmohet në pankinën e Los Blancos. Vetë trajneri portugez e ka pranuar ekzistencën e një mundësie të tillë, sidomos pas asaj që deklaroi ish presidenti i realit, Ramon Kalderon që theksoi se drejtuesit e skuadrës madrilene po mendojnë pikërisht për kthimin e Murinjos.

‘Reali i Madridit? Nuk do ta kem problem kthimin-tha Murinjo ne nje interviste per beIN Sports-është një krenari të dish se një klub ku ke punuar më parë të mendojë akoma për ty. Kalderon di më shumë se unë në këtë pikë dhe kjo është mëse normale. Unë nuk di asgjë me saktësi, por ndihem krenar që Reali mendon ende për mua’

sfidanti.al