Lukaku-Pogbasë: Gabove Pol, unë të ndihmova ndaj Murinjos

Ole Gunar Solskjeri mund të thuhet që u përball me problemin e parë të madh brenda skuadrës, në përfundim të ndeshjes ndaj Sauthemptonit. Jo për rezultatin, pasi sfida u fituar madje me përmbysje, por sepse penalltia e humbur e minutës së fundit krijoi tension. Siç ndodh shpesh me futbollistët (kur ata nuk quhen Mesi apo Suarez), Lukaku dhe Pogba patën një debat se kush do të gjuante. Francezi është penalltisti zyrtar i Mançester Junajtidit, por belgu kishte shënuar dy gola dhe dëshironte t’i bënte tre.

Në fund, Pogba fitoi, por gaboi dhe kjo nuk kaloi pa pasoja. Lukaku iu zbraz në dhomën e zhveshjes, duke e cilësuar negativ veprimin e tij. “Kur pate konflikt me Murinjon, unë mora anën tënde, – ishin fjalët e sulmuesit, – ndaj prisja që t’i të tregoheshe më shumë mirënjohës”. Këto fjalë u thanë me ton të ashpër, dhe u desh ndërhyrja e Solskjerit që dy lojtarët të qetësoheshin. Habia më e madhe është se Lukaku me Pogbanë cilësohen shokë të ngushtë tek Junajtidi.

Sfidanti.al