Tërhiqet Sharapova: Tenis, më fal, por do të të them lamtumirë!

Tenisi botëror humbret një prej divave të tij, Maria Sharapovën. Tenistja ruse tashmë në moshën 32 vjecare vendosi t’I thotë lamtumirën këtij sporti dhe të varë raketën në gozhdë. E shoqëruar nga probleme të shumta fizike, Maria Sharapova, fituese e 35 turneve WTA, nga te cilët 5 tituj Grand Slam, nuk arriti dot të kthehej në nivelet më të larta, ndërkohë që karriera e saj brilante pati edhe momentin e saj të errët, atë kur u pezullua pasi rezultoi me doping për meldonium në testet antidoping të kryera në Australian Open të 2016.

Sharapova që ka krijuar prej vitesh edhe linjën e saj të karameleve dhe ëmbëlsirave ‘Sugarpova’ publikoi një letër të gjatë lamtumire për Vanity Fair dhe Vogue.

‘Si do të mund të lësh pas krahëve të vetmen jetë që ke njohur?-niste letra e lamtumirës së Sharapovës-të lutem më fal. Tenis, po të them lamtumirë! Tenisi më tregoi botën dhe më tregoi se si jam gatuar. Kështu e vura veten në provë dhe mata rritjen time. Kështu që cfarëdo gjejë që do të zgjedh për kapitullin tim të ri në jetë,  malin tim të ardhshë, unë do të vazhdoj të shtyj përpara. Do të kapem sërish, do të vazhdoj të rritem. Tenis po të përshëndes’.

Sfidanti.al