ATP ne bashkëpunim me WTA, ITF, USTA dhe FFT publikoi kalendarin provizor dhe të modifikuar të evenimenteve tenistike pas pezullimit të tyre në muajin mars për shkak të pandemisë coronavirus. Kalendari i ri i ATP parashikon rifillimin e aktiviteteve në 14 gusht me Citi Open, eventi i ATP 500 në Washington, që do të pasohet nga Western&Southern Open, eventi Masters ATP 1000 në Cincinnati që do të zhvillohet në Flushing Meadows të New Yorkut në prag të turneut Grand Slam të US Open që do të zhvillohet në 31 gusht deri në 13 shtator me dyer të mbyllura.
Pas New Yorkut do të zhvillohen Turneu Masters i Madridit dhe Mastersi i Romës, dy evente Masters që zhvillohen në fusha me dhe’ të kuq që do të jenë edhe në kuadër të përgatitjeve për Roland Garros që do të zhvillohet në 27 shtator deri në 11 tetor.
sfidanti.al