Rikthimi ne fushë, Conte: Pas pauzës, të ngrejmë stekën

Sfida gjysmëfinale e Kupës së Italisë në transfertën ndaj Napoli ishte e para që ktheu Interin në fushën e lojës pas pauzës së gjatë të futbollit italian për shkak të pandemisë coronavirus. TaniiI takon kampionatit të rihapë dyert e tij me Interin që do të luajë ndeshjen e prapambetur të javës së 25 ndaj Sampdorias.

‘Nëse duhet të gjej një aspekt pozitiv për këtë situatë të cuditshme të pauzës për emergjencën Covid 19, është ajo që kam pasur kohë të rishih 7 muajt e parë dhe të mendoj për skuadrën tonë, të rishihja gjërat e mira dhe të dobëta-tha trajneri i Interit, Conte, 48 orë përpara ndeshjes me skuadrën xhenoveze-unë kërkoj gjithnjë që të ngremë stekën, në radhë të parë vetes sime’.

Conte theksoi gjithashtu se ndihet krenar për mentalitetin që po fiton skuadra e tij.

‘Ndihem krenar kur shoh sesi po rritet mentaliteti I kësaj skuadre-shtoi Conte-vë re se futbollistët janë të ndërgjegjshëm se nëse duam të jemi kompetitivë dhe të luftojmë për të fituar, secili prej tyre duhet të rrisë nivelin e tij.

Sfidanti.al