Tenis, në qershor merret vendimi për US Open

Turneu i US Open konfirmohet për t’u zhvilluar nga 24 gushti në 13 shtator  në Flushing Meadoës në Neë York. Ky është skenari i konfiguruar paraprakisht nga Federata Amerikane e Tenisit, USTA që u bë i ditur edhe në një komunikatë për shtyp në faqen e internetit të turneut

‘Plani ynë është që të zhvillojmë US Open në datat e parashikuara në New York me praninë e publikut-lexohet në komunikatë-por gjithsesi, ne pranojmë se për shkak të pandemisë Covid-19 gjërat mund të ndryshojnë me shpejtësi dhe për këtë arsye po vlerësojmë edhe hipoteza të tjera duke përfshirë këtu edhe zhvillimin e eventit me dyer të mbyllura’

Është përjashtuar ideja e ndryshimit të vendit për US Open edhe pse New Yorku është epiqendra e pandemisë në SHBA. Në ditët e kaluara u fol për mundësinë e transferimit të turneut Grand Slam amerikan në Indian Wells në Kaliforni.

‘Jemi në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet në Shtetin e New Yorkut dhe cdo javë bisedojmë me komitetin tonë mjekësor për të mësuar informacionet e reja dhe për të kuptuar si të administrojmë më mirë situatën-vijohet në komunikatë-Kemi ndërmend të marrim vendime të tjera për zhvillimin e turneur në 6-8 javët e ardshme dhe do të vazhdojmë t’ju përditësojmë’

Sfidanti.al