Të gjithë i luten Zotit për Majkëll Shumaherin! Ka shenja të mira..

Ish-shefi i Mercedes Ross Braun thotë se Majkell Shumaher po tregon shenja premtuese.

Ka pasur pak të dhëna për shtatë herë kampionin e Formula 1 që nga aksidenti në vitin 2013 ku ai lëndoi kokën rëndë gjatë një aksidenti në skijim.

Ish bosi i Mercedes Braun ka deklaruar se Shuumacher po tregon shenja premtuese të shërimit. 47 vjeçari u vendos në koma menjëherë pas aksidentit dhe në mars të vitit 2014 gjendja e tij u stabilizua.

“Familja ka dëshirë që t’i mbajë private detajet e gjendjes së tij dhe unë e respektoj këtë, mirëpo ka shenja inkurajuese të shërimit të tij çdo ditë, dhe ne vetëm lutemi që kjo të ndodhë”, kishte thënë ish shefi i Mercedesit.