Tajson Fjuri: “Entoni, torrolak, ku je futur, do të gjej!”

Tajson Fjuri po kthehet në botën e boksit dhe ka si synim që të qëndrojë atje sa më gjatë. Ky boksier britanik 29-vjeçar fitoi të drejtën që të ngjitet në ring, duke qenë se pranoi se ka përdorur substanca stimuluese të palejuara, kështu që dënimi i tij u zbut. Ai, në fakt, nuk u paraqit vetë para Këshilit të Boksit Britanik, por dënimi, sidoqoftë, iu hoq.  “Mbreti i ciganëve”, tani, është i lirë që të luftojë dhe të sfidojë çdo boksier që ai do. Dhe, Fjuri, pikërisht, kështu edhe bëri, duke iu drejtuar direkt kampionit të botës në versionet ËBA, IBF dhe IBO, Entoni Xhoshua, vetkuptohet, duke zënë radhën përkatëse.

“Gjeje se kush po vjen? Entoni, djalkë, ku je futur, do të të gjej, torrollak! Askush tjetër nuk qëndron më në rrugën time. Vitin tjetër, do të marr atë që më takon. Tik-taku filloi!”, shkroi në rrjetet sociale Tajson Fjuri që në 25 ndeshje ka shënuar 25 fitore, por në ring ai nuk ka hipur, që nga nëntori 2015, kur mundi Vladimir Kliçkon.

Sfidanti.al