Portieri Romarinjo, gardiani  që “zbuti” yjet e Realit të Madridit!

Reali i Madridit, duke e përmbysur rezultatin, arriti që ta mposhtte 2-1 ekipin modest arab “Al Xhazira”, duke u kualifikuar  kështu, për në finalen e madhe të kampionatit botëror të klubeve, ku do të luajë me Gremion e Brazilit. Krahas Romarinjos që la një përshtypje mjaft të mirë në opinionin publik sportiv, u dallua, sa i habiti të pranishmit në stadium, edhe portieri i “Al Xhaziras”, Ali Haseif, që zhvilloi një ndeshje, ku tregoi një formë që do të mbahet mend gjatë. Yjet e Realit të Madridit, me në krye Ronaldon, nuk arritën që të shënonin asnjë gol sa ishte ai në portë, por, për fat të keq, në fillim të pjesës së dytë, ai u detyrua që të dilte jashtë fushës, për shkak të një dëmtimi. Por, sidoqoftë, atë që bëri në fushë, ai do të mund t’ua tregojë me krenari të madh fëmijve dhe nipërve të vet. Ai bëri tetë ndërhyrje të suksesshme në përballjen me yjet e ekipit kampion të Evropës.

“Në karrierën time, kam luajtur në shumë ndeshje, por këtë ndeshje me Realin e Madridit unë do ta mbaj mend për një kohë të gjatë. Këtë ndeshje, unë do t’ua tregoj dhe ritregoj edhe djemve të mi dhe pasardhësve të tjerë. Të gjithë mendonin se Reali do të na poshtëronte, se ne do të humbisnim 3-0 ose 4-0, por ne treguam vlerën tonë, jam kaq krenar me veten time dhe ekipin tonë. Për pak gjë, edhe mund ta befasonim kundërshtarin”, tha portieri Ali.

Sfidanti.al