Alvaro Morata po luan mjaft mirë me Celsin, qëkur ka filluar ky sezon i Premier Ligës, megjithëse, tani, ai ndodhet në një krizë të butë, duke shënuar vetëm një gol në pesë ndeshjet e fundit. Sidoqoftë, në ndeshjen e fundit të këtij ekipi londinez që ai e fitoi 3-1 ndaj Hadersfildit, Konte e la pushim Moratën.
Interesant është fakti se, mbas mbërritjes te Celsi, Morata bëri një punë, kërkoi nga administrata e klubit DVD-it me ndeshjet e Didier Drogbas. “Shpesh, unë shoh ndeshjet e Drogbas, kur jam në shtëpi. Mendoj se unë bëhem më i mirë, kur shoh ndeshjet me të”, vuri në dukje Morata.
sfidant.al