Çezare Prandeli: Mund të rikthehem në stolin e Italisë

Çezare Prandeli vetëkandidohet për të rimarrë drejtimin e përfaqësueses italiane. në një intervistë për Fox Sports, ish tekniku i Fiorentinës por edhe i Të Kaltërve ka pranuar se  dëshiron që të ngarkohet sërish me këtë detyrë të rëndësishme.

‘Kombëtarja nuk mund të refuzohet-tha Prandeli-po të kthehesha prapa në kohë, do të pranoja këtë detyre mijëra herë. Nëse persona që kanë një projekt për përfaqësuesen italiane do të më bëjnë një propozim nuk do ta refuzoj’.

Prandeli foli edhe për mundësinë e një kthimi të mundshëm në Serinë A duke mos e mohuar aspak atë.

‘në Itali dikjujt i kam shkelur në kallo-vijoi Prandelli-shumë drejtuesve, shumë presidentëve, por unë jam i bindur se herët a vonë do të kthehem në Itali’.
sfidanti.al