Tajger Udsi nuk ishte i dehur, por nën veprimin e katër medikamenteve

Ditët e lavdishme të golfistit të dikurshëm më të mirë në botë, Tajger Uds, duket se i përkasin së kaluarës, kurse me veprimet e tij të reja ai po e njollos edhe më tepër imazhin e tij që edhe kështu është i njollosur. Udsi u ndalua, ditët e fundit, pasi nuk ishte në gjendje që t’i jepte në rregull makinës së tij, me pretendimin e policisë se ai ishte i dehur. Por, sidoqoftë, lajmet më të fundit thonë se atë e kishte zënë gjumi në timon dhe se policët që erdhën të parët në vendngjarje, thanë se ata mezi e kishin zgjuar nga gjumi këtë golfist të njohur amerikan.

Përkundër informacioneve fillestare, ai, në fakt, nuk ishte aspak i dehur, pasi testi i alkoolit tregoi 0,00 për qind prani alkooli tek ai, ndërkohë që një kontroll suplementar tregoi se atë e kishte zënë gjumi nën efektin e katër medikamenteve, Solokseks, Vikodin, Toriks dhe Vioks. “Makina ishe në lëvizje e sipër, ndërkohë që fari djathtë i saj pulsonte, kështu që, kur policët u afruan, u habitën, kur e panë Udsin, duke fjetur mbi timon. Mbasi e zgjuam me vështirësi, ai u duk mjaft konfuz dhe nuk dinte se ku ndodhej, ndërkohë që shpjegimet që ai dha, brenda 10 minutave, se nga ku dhe për ku ishte nisur, ishin të ndryshme. Sidoqoftë, dy testet e alkoolit treguan një prani 0,00 për qind të alkoolit në trupin e tij”, thuhet në njoftimin e policisë që e ndaloi Tajger Udsin.

Sfidanti.al