Swiatek përgjigjet pas suksesit në Wimbledon: Kjo është puna ime!

Iga Swiatek “rrëmbeu” Wimbledon të shtunën, falë triumfit ndaj Amanda Anisimovas. Tenistja polake, e cila kishte më shumë se një vit që nuk fitonte asgjë, i është përgjigjur kritikave të mediave në vendin e saj. “Shpresoj se ata vetëm do të më lënë të qetë dhe do të më lejojnë të bëj punën time. Ju po e shihni se çfarë jemi duke bërë. E di që njerëzit gjithnjë duan më shumë. Por është procesi im, jeta ime dhe karriera ime”- tha ajo. Swiatek u ndal edhe tek festa. “Nuk e di se çka kanë planifikuar ekipi dhe familja ime. Ata po festojnë tashmë për dy orë. Janë në një fazë tjetër. Por përfundimisht do t’iu bashkohem atyre”.

sfidanti.al