Louis van Gaal rrëfen fitoren ndaj kancerit

Louis van Gaal ka dashur të japë vetë lajmin më të mirë që mund t’i ndodhte që prej afro dy vitesh: ka mundur kancerin me të cilin ka luftuar disa muaj, herë pas here duke menduar edhe se mund ta humbiste betejën. Ish-trajneri holandez e kishte bërë të ditur sëmundjen e tij në vitin 2022, por qëndroi në krye të Holandës në Botërorin e Katarit pavarësisht gjithçkaje. Një aventurë e tmerrshme që 73-vjeçari e përjeton si një makth me sy hapur: “Sot nuk më shqetëson më, edhe pse vazhdoj kontrollet e rregullta. Vetëm dy vite më parë ishte e tmerrshme, kisha probleme për të shkuar në tualet, luftoja me pelenat, kam bërë disa ndërhyrje.”

Van Gaal përjeton sërish dramën personale

Lajmi më i bukur erdhi dhe e dha vetë i interesuari, Louis van Gaal, me të njëjtën sinqeritet me të cilin në 2022 njoftoi botën se do të tërhiqej nga aktiviteti sepse ishte prekur nga një tumor në prostatë. Pas pak më shumë se tre vitesh, ish-tekniku holandez 73-vjeçar ka konfirmuar se ka dalë nga një tunel ku kishte rënë dhe që e kishte përpirë: “Vetëm dy vite më parë kam pasur nevojë të bëja disa ndërhyrje. Në atë periudhë gjithçka po shkonte vërtet keq. Kisha probleme për të shkuar në tualet, me jashtëqitjen, me pelenat: një situatë e tmerrshme. Sot kanceri nuk më shqetëson më”.

Van Gaal dhe ofertat nga klubet

Van Gaal arriti të fitojë ndeshjen më të gjatë dhe më të vështirë, një konfirmim i karakterit dhe personalitetit që bota e futbollit e njeh prej gjithmonë: “Në fund, për fat të mirë gjithçka u zgjidh, kështu që tani arrij ta menaxhoj situatën. Kontrollohem gjithmonë çdo dy ose tre muaj, por po vazhdon gjithçka mirë. Po bëhem gjithnjë e më në formë” – ka shtuar ai, duke theksuar se edhe gjatë periudhës së qëndrimit në shtëpi ka marrë disa oferta për t’u rikthyer në pankinë: “Por kush do të donte një trajner që ka probleme me prostatën? Jo, nuk do të kthehem më kurrë në një klub sepse nuk mund të punoj çdo ditë.”

Sfida e fundit e van Gaal

Një lamtumirë që mund të kthehet në një rikthim vetëm në një kusht, të diktuar sërish nga van Gaal: “Në maksimum mund ta mendoj si përzgjedhës. Jemi trajnerë të kombëtares tetë, nëntë herë në vit… A do ta bëj? Vetëm me një kusht: për kombëtare si Anglia ose Gjermania.”

sfidanti.al